40 bosë të mafies dalin nga burgjet

Italia është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19, që çoi në regjim “arrest shtëpiak” mjaft të burgosur që vuajnë nga sëmundje që mund të jenë në rrezik për jetën nga infektimi me virus dhe që janë mbi 70-vjeç.

Kanë përfituar nga kjo urdhëresë kanë lënë burgjet rreth 40 bosa të mafies, mes të cilëve emra të rëndësishëm të botës së krimianalitetit si Francesco Bonura, 78-vjeç, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano. Ka lënë burgun dhe ndodhet në “arrest shtëpie” mafiozi Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Një grup prokurorësh të antiamfias italiane mes të cilëve dhe kryeprokurorir Federico Kalfiero De Raho janë shprehur të alarmuar ndaj një vendimi të tillë. “Dalja nga burgu qoftë në regjim arresti shtëpiak për bosat e mafies do të thotë t’i dorëzosh krimit të organizuar një pjesë të vendit. Është e paimagjuniueshmë një gjë e tillë”.

SHKARKO APP