40 persona shkatërrojnë spitalin pasi iu vdes i afërmi

Një incident i rëndë është regjistruar në një spital në Pescara të Italisë, ku 40 persona, burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara pas vdekje së një të afërmi të tyre. Situata doli jashtë kontrolli, me dyer të thyera dhe mjete spitalore të hedhura në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg. Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

SHKARKO APP