40 vjeçari seks me vajzat e mitura, pleqtë e fshatit: Paguajmë por…
Në disa zona modernizmi ende nuk ka shkelur dhe jetesa është e njëjtë si në mesjetë, me tradita afër “skllavërimit”. Edhe pse përdhunimi dënohet me ligj, e dënuar edhe nga konventat ndërkombëtare, në disa rajone të largëta jugore të Malavit, është e traditës që vajzat të kryejnë marrëdhënie seksuale me një punëtor të paguar i quajtur “hienë” kur ato arrijnë pubertetin.
Akti nuk shihet nga pleqtë e fshatit si përdhunim por si një formë e ritualit të “spastrimit”. Megjithatë, siç raporton BBC, këto marrëdhënie kanë potencialin për të qenë e kundërta e spastrimit, një mënyrë për përhapjen e sëmundjeve infektive si Hiv.
40 vjeçari, Eric Aniva është më i spikaturi si “hyena” në këtë fshat por ai u dënua me dy vite burg për “praktika të dëmshme” pas zbulimit se kishte fjetur me 104 gra pa u thënë se kishte HIV pozitiv.
“Unë jam i zhgënjyer sepse mendova se do të më jepnin një dënim të lehtë”, tha Aniva jashtë sallës së gjyqit. Presidenti Peter Mutharika urdhëroi arrestimin e Anivës në korrik pas rrëfimit të tij. “Shumica e atyre që kam fjetur janë vajza”,-shtoi Aniva.
Ai deklaroi se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza të moshës 12-13 vjeç, por që të preferuarat e tij mbeten femrat më të rritura më moshë.
“Hyena”, është një titull tradicional i dhënë nga komunitetet për të siguruar atë që quhet “spastrimin”. Në qoftë se një vajzë bën abort, ”spastrimi” bëhet përmes kësaj marrëdhënies seksuale.
Ndonëse në Malawi, 1 në 10 njerëz janë të infektuar, qeveria nuk duket se do i japë fund kësaj tradite. Ata shprehen se nuk duan t’i dënojnë banorët që kryejnë këtë ritual por thjesht t’i informojnë mbi pasojat.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

