41,5 milionë doza të vaksinës anti-Covid u eksportuan në 33 vende të botës
Nga 31 janari deri në 16 mars , Bashkimi Europian miratoi 314 kërkesa për autorizim për eksportin e vaksinave anti-Covid, prej të cilave vetëm një u refuzua, ndërsa 41,5 milion doza u eksportuan në 33 vende të botës.
Kështu u raportua nga Komisioni Europian.
Ndërkohë vendet që kanë marrë dërgesa të vaksinës janë Arabia Saudite, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Emiratet, Japonia, India, Meksika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Afrika e Jugut dhe Turqia.