”42 virgjëresha” për turistët që vizitojnë Filipinet
Presidenti i Filipineve, ka çuditur një grup biznesmenësh indianë dhe filipinas, kur u tha se dëshiron të tërheqë vizitorët duke u ofruar atyre “42 virgjëresha”.
Duterte teksa fliste për konfliktin e armatosur në Mindanao, kritikoi ideologjinë e ushtarëve muslimane, duke theksuar se “epo nëse vdes si martir dhe shkon në qiell e atje të presin 42 virgjëresha, atëherë edhe unë mund të bëj diçka të tillë për ata që duan të vizitojnë vendin tim”.
“Pse të mos ketë virgjëresha edhe këtu, jo vetëm në qiell”, tha më tej Duterte, Presidenti filipinas. Këto ide Duterte i dha teksa ndodhej në një vizitë tre ditore në Neë Delhi, kryeqytetin e Indisë.
Kjo ide e tij nuk është pritur aspak mirë nga gratë atje, të cilat e quajtën atë një “turp ndërkombëtar”. “Ne meritojmë një President që na përfaqëson të gjithëve: Burra, gra, homoseksualë ashtu si në vendet e tjera të botës. Ne meritojmë një President që të na respektojë”, thanë grupi i grave aktiviste.
KOHA JONË SONDAZH

