42-vjeçarja nga Lezha humb jetën nga COVID-19 në Angli
Nje qytetare lezhjane 42 vjeçare me banim në Londër, sot ka humbur jetën nga infeksioni viral COVID-19.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, ndërkohë që sot në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 980 persona.
Kujtojmë së nga pandemia e COVID-19 kanë humbur jetën jashtë vendit disa emigrantë shqiptar, ku vetëm ditën e djeshme nga Italia janë kthyer në atdhe trupat e pajetë të disa shqiptarëve.
Ishin mediat italiane ato që publikuan me fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit, ku shpreheshin se ky do të ishte udhëtimi i fundit i shqiptarëve drejt shtëpisë së tyre.
/Faxweb.al