46 ditë luftë, Kievi ngre arkivin për të dokumentuar krimet ruse
Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 46-të dhe ministri i Jashtëm, Kuleba njofton krijimin e një arkivi në internet për të dokumentuar krimet e luftës të Rusisë.
Kievi zyrtar ndërkohë i bëri thirrje edhe njëherë ndërkombëtarëve të ndalojnë importet nga Moska. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë natës se agresioni i Rusisë nuk ka qenë kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë, por ka për qëllim të gjithë Europën.
Përdorimi i forcës nga Moska “është një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do të prekë të gjithë”, u shpreh ai.