5.2 milion të prekur me Covid-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 5.2 milionë. 5,213,811 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur vendi i parë me numrin më të madh me 1.621.196 raste të COVID-19, ndërsa pas saj radhiten Rusia (326.448), Brazili (310.921), Spanja (280.117), Britania (250.908), Italia (228.006), Franca (181.826), Gjermania (179.021) dhe Turqia (153.548).

Sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani (129.341), India (118.501), Peruja (108.769), Kina (82.971), Kanadaja (81.324), Arabia Saudite (65.077), Meksika (59.567), Kili (57.581), Belgjika (56.235) dhe Pakistani (50.694).

Covid-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar deri më tani vdekjen e 334,996 njerëzve. Ndërkohë që janë shëruar 2,093,874 persona të tjerë dhe aktualisht ka rreth 2.780.514 raste aktive.

SHKARKO APP