5 muaj pas zgjedhjeve, ende Holanda është pa qeveri

Klasa politike në Holandë duket se po orientohet drejt formimit të një koalicioni të vogël, pasi përpjekjet për të formuar një kabinet qeveritar të përbërë nga 5 parti dështuan ditën e martë.

Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që e lanë spektrin politik holandez të fragmentarizuar, partitë thonë se nuk dëshirojnë ta formojnë qeverinë e re me disa subjekte politike të majta.

Vendimi nga partia e kryeministrit në detyrë Mark Rutte, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e njohur me akronimin VVD dhe kristian-demokratëve të CDA-së erdhi pas muajsh të tërë bisedimesh mes liderëve politikë.

Rutte që ka drejtuar një administratë në detyrë me fuqi të kufizuara që prej 17 marsit, deklaroi se ishte i gatshëm të bisedonte me partitë e majta për çështje si klima dhe arsimi, por jo për t’i përfshirë në një kabinet 5-palësh.

 

SHKARKO APP