5 vendet që kanë krijuar një aleancë për energji bërthamore

Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir të furnizimit për lëndën e parë që mundëson prodhimin e energjisë bërthamore.

Njoftimi, që është bërë përgjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike.

5 shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus, Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe.

SHKARKO APP