5 viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Raste të reja dhe viktima nga koronavirusi po vazhdojnë të shënojnë rritje në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë persona, janë regjistruar edhe 101 raste të reja teksa janë shëruar 22 pacientë.
Shkupi vazhdon ende të prijë me rastet e reja, 57 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, 19 nga Tetova, 13 nga Kumanova dhe disa qytete tjera me nga një rast.
Ndërsa personat që kanë humbur jetën janë dy nga Kumanova dhe nga një nga Shkupi, Struga dhe Gostivari.