50.000 materiale pornografie fëmijësh: Vendoset dënimi për aktorin
Mark Salling, i njohur si Noah “Puck” Puckerman në serialin e famshëm amerikan Glee ka pranuar akuzat për posedimin e pornografisë së fëmijëve. 35-vjeçari do të përballet me 4-7 vjet në burg dhe do t’i paguajë 50 mijë dollarë secilës prej viktimave të tij.
Salling fillimisht rrezikonte 20 vite në burg, por pasi hyri në një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, prokurorët pranuan se një dënim më i vogël ishte i përshtatshëm. Si pjesë e marrëveshjes, Salling do të mbikqyret për 20 vjet, pasi është abuzues seksual dhe do të ndalohet të frekuentojë vende ku ka njerëz nën moshën 18-vjeç.
Policia nisi hetimet ndaj 35-vjeçarit pasi u pagua nga një prej ish-të dashurave të tij, duke arrestuar aktorin 29 dhjetor 2015. Sipas TMZ ata gjetën më shumë se 50 mijë materiale pornografie fëmijësh në kompjuterin e tij personal, ndaj çështja iu kalua autoriteteve federale.
KOHA JONË SONDAZH

