50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi, 184 pronarë dhe kontraktorë ndërtimi janë arrestuar

50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi, dhe 184 pronarë dhe kontraktorë ndërtimi janë arrestuar. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave, ishin arrestuar tashmë.

Ekspertët kanë paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000. Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet.

Më shumë se 160,00 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

SHKARKO APP