50 senatorë letër Bidenit: Shto presionin ndaj Erdoganit

Shkelja e të drejtave të njeriut nga Turqia, kanë shqetësuar 50 senatorë në SHBA. Ata kanë nënshkruar një letër duke i bërë thirrje Presidentit Joe Biden, që të rrisë presionin ndaj qeverisë turke.

Sipas nismës bipartizane, e udhëhequr nga senatori i Partisë Demokratike, Oregon Ron Wyden dhe senatori i Partisë Republikane në Florida Marco Rubio, ”politika e jashtme e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan po behët gjithnjë e më shumë armiqësore”.

”Presidenti Erdogan dhe administrata e tij duhet t’i japin fund shkeljes të së drejtave të njeriut, të lirojnë të burgosurit politikë dhe të ndryshojnë kursin e tyre autoritar”,-thuhet në letër. 50 senatorët vunë në dukje se si qeveria e Erdogan ishte përpjekur të ekstradonte shtetasit turq gjatë grushti të shtetit që dështoi në 2016 dhe në disa raste përdori njoftimet e Interpolit për t’u bërë presion kritikëve.

Shumica e ligjvënësve demokratë dhe republikanë votuan pro vendosjes së sanksioneve ushtarake dhe financiare ndaj Turqisë pas operacionit ushtarak të vendit kundër forcave kurde të aleancës amerikane në verilindje të Sirisë në tetor të 2019.

SHKARKO APP