51.8 gradë në Mekë, mbi 1000 viktima
Mbi 1000 është numri i besimtarëve që kanë humbur jetën në Mekë, si pasojë e të nxehtit përvëlues në Mekë. 58 persona nga Egjipti vdiqën këtë të enjte, nga 658 egjiptianët që kanë ndërruar jetë, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.
Rreth 10 vende kanë raportuar 1.081 vdekje. Qendra kombëtare meteorologjike raportoi një temperaturë maksimale prej 51.8 gradë Celsius këtë javë në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Zyrtarët sauditë i kanë këshilluar pelegrinët të përdorin çadra, të pinin shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.