560 mijë vullnetarë i bashkohen luftës kundër koronavirusit në Britani

560 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve britanike për t’iu bashkuar vullnetarisht luftës për të përballuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, i cili sqaroi se numri i atyre që janë përgjigjur thirrjes është më shumë se dyfishi i kërkuar.

“Ky është një lajm fantastik”, shkruajti ministri Hancock pas publikimit të shifrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ditë më parë, qeveria britanike, njoftoi se kishte nevojë për 250 mijë vullnetarë për të ndihmuar në përballimin e krizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këto momente nga koronavirusi në Britani kanë humbur jetën mbi 460 persona dhe janë infektuar rreth 10 mijë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?