6 turqve u erdhi një SMS 10 minuta para kasaphanës në Greqi: U zbulua…

10 minuta para krimit të rëndë, atyre u është dërguar një mesazh në celularin e tyre. Fjala është për kasaphanën me 6 turqit që u vranë në një atentat mafioz në Greqi. “Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”. Siç pretendon gazeta turke Yeni Safak, 6 turqit në momentin e marrjes së SMS, kanë vendosur të largohen nga shtëpia të cilën e kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t’u zënë pritë.

Mediat turke publikuan emrat si edhe fotot e tyre. Sipas publikimit, emrat e tyre janë: Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. Gazeta turke ka postuar një foto në Tik Tok ku shihen 6 personat e ekzekutuar, duke lënë edhe një mbishkrim “ne hakmerremi”.

Në celularët e 6 viktimave janë gjetur mesazhe të shkruara në gjuhën turke, ku policia po analizon përmbajtjen e tyre për të përcaktuar se me kë po bisedonin dhe nëse dikush i kishte njoftuar ata se ishin vënë në shënjestër të një organizate kriminale ku mendohet se mund të kenë qenë grupe rivale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?