6 vrasje brutale vetëm 5 ditë para Krishtlindjes, rritet bilanci i viktimave në Britani
Një burrë, 29 vjeç, u qëllua për vdekje në Royal Docks të Londrës mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që numri i viktima në kryeqytet ka shkuar në 144 për vitin 2019.
Viktima u gjet me plagë të shkaktuara nga thika, në rrugën Hanameel në Newham, në lindje të Londrës, rreth orës 2 të mëngjesit, pas raportimeve të personave që qëndrojnë në këtë zonë. Ai u shpall i vdekur 45 minuta më vonë, duke e çuar numrin e vrasjeve në Londër në nivelin më të lartë që nga viti 2008. Një burrë u arrestua në lidhje me këtë ngjarje dhe mbetet në paraburgim, pasi detektivët e Scotland Yard filluan një hetim për vrasje.
Dhuna ka qenë pjesë e gjashtë vrasjeve brutale që kanë tronditur Mbretërinë e Bashkuar, vetëm pesë ditë para Krishtlindjes.
Katër persona u plagosën me thikë në Londër vetëm brenda 12 orëve ditën e enjte, duke përfshirë edhe një djalë 16-vjeçar.
Dje, policia po hetonte për tre vrasës pasi hynë me dhunë në një shtëpi në Hounslow, në perëndim të Londrës, pak para orës 11:30 të së enjtes dhe goditi për vdekje me thikë një të ri në mes të ditës. Viktima 35 vjeç, Ebrima Cham, i njohur si Br Brim për miqtë dhe familjen, u gjet i vdekur në shtëpi në zonën Hounslow. Policia Metropolitane dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër u thirrën në rrugën Grove menjëherë pas orës 11.30, por ai vdiq gjysmë ore më vonë.
Një 44-vjeçar u arrestua me dyshimin për vrasje, por nuk mendohet të jetë një nga tre të dyshuarit që hynë me dhunë në shtëpi.
Më vonë atë mbrëmje, një djalë në të 20-at u godit për vdekje me thikë në Bromley Road, Walthamstow, dhe një tjetër u plagos. Oficerët u thirrën rreth orës 07:16 të mëngjesit, dhe një 29-vjeçar u arrestua me dyshimin për vrasje. Pak më shumë se një orë më vonë, një burrë në të 30-at vdiq pasi u sulmua pranë Parkut Scratchwood në Barnet. Ai u gjet në një makinë dhe rezultoi i vdekur në vendin e ngjarjes.
Një tjetër person, sërish në të 20-at, pësoi plagë me thikë dhe u dërgua në spital.
Të martën, një burrë vdiq dy ditë më pas, pasi u plagos me thikë në një grabitje të automjetit në Croydon. Albert Amofa, 33 vjeç, u qëllua me thikë në këmbë jashtë shtëpisë së tij në rrugën ‘Drake’ të dielën në mbrëmje. Të shtunën e kaluar natën, një burrë në të 40-at vdiq pasi u qëllua me thikë në një banesë në Marlborough Road, Dagenham.
Më tej,një grua në të 50-at u gjet e plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën dhe një burrë 59 vjeç u arrestua me dyshimin për vrasje.
Gjithashtu, më 14 dhjetor, 28-vjeçari Dmytro Balaban u plagos me thikë dhe vdiq më pas në Brent.
Volodymyr Holovatskyi, 23 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasjen vetëm një ditë më pas.