60% e raketave ruse po dështojnë
Rusia nuk është aq e fortë. Shërbimet amerikane të inteligjencës thonë se në ditë të caktuara po dështojnë deri në 60% e raketave ruse me sisteme drejtimi të preçizionit të lartë.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët nuk dhanë prova për të mbështetur këtë vlerësim dhe nuk bënë të ditur se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse. Agjensia e lajmeve Reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat, ndërsa Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Mendohet se një shkallë kaq e lartë dështimi mund të përfshijë çdo gjë, nga difektet në lëshim e deri tek raketat që nuk shpërthejnë në goditje. Pentagoni vlerëson se Rusia ka lëshuar më shumë se 1100 raketa të të gjitha llojeve që nga fillimi i luftës.