637 vota pro, Ukraina merr mbështetjen e PE për statusin e vendit kandidat për në BE

637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime, Ukraina ka marrë mbështetjen e Parlamentit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Rezoluta e parlamentit nuk është detyruese.

Presidenti Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim emocionues para eurodeputetëve, duke bërë thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Ne po luftojmë për të drejtat tona, për liritë tona dhe tani po luftojmë për mbijetesë”, tha Zelensky para eurodeputetëve.

“Ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni vërtet evropianë. Dhe pastaj, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Lavdi Ukrainës!”, u shpreh Zelensky.

SHKARKO APP