7.2 tonë drogë kapen nga ushtria e Meksikës
7.2 tonë drogë janë konfiskuar nga Marina e Meksikës në dy bastisje të veçanta në Oqeanin Paqësor, gjatë javës që lamë pas.
Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo.
Zyrtarët thanë se zbuluan 5.6 tonë lëndë, me sa duket kokainë, në tre motobarka të ndryshme dhe arrestuan 15 persona në kapjen më të madhe të drogës.
Në një operacion të dytë, marina kapi 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan.