7 armët shkatërruese, që nuk e dinim se ekzistonin (FOTO)

Luftërat mes Fuqive të Mëdha botërore dhe frika për ekzistencë, i ka çuar shtetet në forcoimin e ushtrive të tyre me mënyra nga më të ndryshmet. Ata posedojnë armë nga më të theshtat deri tek ato më të rrezikshmet dhe më të komplikuarat, të cilat do ta shfarosnin njerëzimin brenda 30 minutave.

Por, më poshtë po ju tregojmë për 7 armët të cilat ne e dinim nëse ekzistonin dhe nuk do t’i mesonim kurrë deri më sot.  “Sistemi Aktiv i Mohimit” (ADS), është vërtetë një emër interesant, por funksioni i saj është tmerrues.

ADS është shpikur nga SHBA dhe është i ndërtuar nga një mekanizëm i cili funksionon me anë të energjisë dhe mund të ngrohë një sipërfaqe toke mjaftueshëm për të pjekur një biftek brenda një minute, ose lëkurën e një qenie njerëzore.

Rrezet X janë përdorur gjithashtu nga forcat ushtarake, të cilat kanë një fuqi aq të madhe sa që mund të kontrollojnë ndryshimet klimaterike brenda pak orësh. “Laser Plasma Channel” është aq shkatërrues saqë mund ta çojë njerëzimin në një gjendje të mjerueshme për ekzistencë, që nga transformimet gjenetike deri tek shumëllojshmëria e sëmundjeve të gjakut, deformimet etj.

“Arma Centrifugale”, nuk është një tank i thjeshtë, por një revole gjigande e cila nuk mbaron lehtë. Kjo armë u shpik në vitin 2006 dhe tashmë nuk përdoret për plumba të thjeshtë, por për predha.

Në vitin 2013, sistemet “BAE” kanë shpikur një tank me rreze infra-të kuqe, e cila mund t’i shmanget lehtësisht satelitëve gjurmues. Ndërsa modeli tjetër i tankut është i aftë të shkatërrojë sistemin e dëgjimit tek njerëzit dhe kafshët, aq sa prej veshëve të tyre të kullojë gjak.

Mendohet se këto armë janë shpikur fill pas Luftës së Parë Botërore dhe kanë shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve, por në të njëjtën kohë kanë lënë pasoja të tmerrshme në ekosistem. Sot armët ruhen nga strukturat sekrete amerikane dhe ato kineze, pasi SHBA-të, Rusia dhe Korea po fokusohen në ndërtimin e armëve bërthamore, fuqia shkatërruese e të cilave është e paimagjinueshme.

SHKARKO APP