7 nga 10 rumunë janë aq të varfër sa mezi blejnë ushqim dhe kryejnë shpenzimet minimale
7 nga 10 rumunë, vitin e kaluar nuk ia dolën të blinin ushqime, produkte të kujdesit shtëpiak dhe të paguanin në kohë faturat dhe këstet e kredisë.
Këto statistika alarmante dolën gjatë një studimi të botuar së fundmi nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Duke marrë parasysh këtë përqindje të madhe, 68 % e popullsisë nuk arrin dot të bëjë një palë pushime në vit, qoftë brenda vendit apo dhe jashtë dhe gati tre e katërta e popullsisë as nuk e ëndërron një gjë të tillë.
Për këtë situatë, sociologët shprehen se shkak ishte ekonomia jo produktive dhe rritja e numrit të punonjësve socialë.
Koha Jonë
https://thetrustword.com/2019/12/02/7-din-10-romani-prea-saraci-sa-cumpere-mancare-si-sa-achite-cheltuielile-curente/