7 vende në Europë, fillojnë përdorimin e certifikatave të Covid-19

Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia kanë vënë në punë certifikatat e Covid-19, duke lëvizur kështu pa problem. Komisioni Evropian, ka bërë të ditur se sistemi do të jetë në përdorim për të gjithë vendet anëtare që nga 1 Korriku.

Certifikatë digjitale e gjelbër tregon nëse personat janë të vaksinuar vaksinuar nga Covid-19, nëse janë rikuperuar nga virusi ose janë testuar negativisht brenda 72 orëve të fundit. Kështu udhëtarët mund të lëvizin lirshëm nëse plotësohet të paktën njëri këto kritere.

Dje edhe Britania, e cila nuk është më anëtare e unionit, hapi një terminal të veçantë në Aeroportin Heathrow për të trajtuar udhëtarët që mbërrinin nga vendet e “listës së kuqe”.

SHKARKO APP