70% e europianëve do të vaksinohen brenda verës

BE-ja synon të vaksinojë të paktën 70 për qind të qytetarëve brenda stinës së verës. Përqindja optimiste erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, UrsulaVonderLeyen, gjatë një intervistë për mediat gjermane. “Jam optimiste se do të vaksinojmë 70 për qind të qytetarëve brenda verës. Ky nuk është një sprint, kjo është një maratonë”, shtoi ajo.

E pyetur për vonesat në prodhimin e vaksinës, sidomos nga firma anglo-suedeze AstraZeneca, VonderLeyen, anashkaloi deklaratat e ashpra dhe i quajti prodhuesit partnerë në këtë pandemi. Brenda BE-së po shtohen zërat për lëshimin e një dokumenti të përbashkët në mënyrë që të rifillojë udhëtimet dhe të shpëtohet turizmi për stinën e verës. Pas Greqisë, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se do ta nxitë Bashkimin Europian për lëshimin e pasaportës së veçantë për të vaksinuarit.

Europa Qendrore është bërë zona më e nxehtë e kontinentit, me Austrinë që po përpiqet të frenojë shpërthimin e variantit të ri të koronavirusit dhe me Republikën Çeke fqinje që po përballet me mungesë të shtretërve në spitale. Greqia është pranë një marrëveshjeje me Britaninë për të krijuar një korridor të sigurtë për të vaksinuarit që duan të pushojnë në brigjet e Mesdheut.

SHKARKO APP