70 mijë rusë të vrarë brenda dy muajve

”Rusia nuk ka në plan të sulmoj NATO-n”,-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova. Sipas Zakharovës, është alëanca veri-atlantike ajo që po përkeqëson tensionet.

“Në deklaratën përfundimtare që u miratua në samitin e NATO-s në Uashington, të mbajtur më 9-11 korrik, Rusia u quajt edhe një herë kërcënim për grupin, po e citoj përsëri një kërcënim. Kërcënim në të gjitha mjediset operative për perspektivë afatgjatë. Kjo nuk është kështu, Rusia nuk po përgatitet të sulmojë NATO-n, Aleanca e Atlantikut të Veriut po ndjek rrugën e përshkallëzimit të tensionit duke përmendur Rusinë në këtë cilësi nga dokumenti në dokument”.

Po ashtu Zakharova shtoi se NATO po përpiqej të “justifikonte ekzistencën e saj dhe të forconte kontrollin e Uashingtonit mbi satelitët evropianë”. Udhëheqësit perëndimorë kanë thënë vazhdimisht se Presidenti Vladimir Putin do të urdhërojë ushtrinë e tij të shkojë më tej dhe të sulmojë vendet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore, nëse ai nuk ndalet në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?