700 mijë vdekje. Rëndohet bilanci i viktimave të Covid-19

Vdekjet në rang global nga Covid-19 po i afrohen me shpejtësi kuotës së 700 mijë njësive, ndërkohë që numri i infektimeve ka tejkaluar kuotën e 18.3 milionëve në mbarë botën. Konkretisht, numri i vdekjeve është 696 mijë e 147, ndërsa 18 milionë e 354 mijë e 342 është ai i rasteve të konfirmuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka saktësuar se në 24 orët e fundit vdekjet dhe infektimet u rritën përkatësisht me 5.116 dhe 206 mijë e 709 raste.

Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbeten vendi më i prekur nga pandemia, me mbi 4.8 milionë të prekur deri të mërkurën dhe 157 mijië e 930 vdekje. Në Brazil, qeveria vendase ka shtuar numrin e testeve, në një kohë kur sistemi shëndetësor ndodhet nën një presion të madh për shkak të numrit të lartë të infeksioneve.

Në Europë, Franca raportoi 1 mijë e 695 raste të reja dhe 9 vdekje në 24 orët e fundit, duke i çuar bilancet në 194 mijë e 29 të sëmurë dhe 30 mijë e 305 të vdekur. Spanja regjistroi sërish ditën e mërkurë, 1 mijë e 772 raste të reja infeksioni, duke shënuar rritjen më të madhe që prej 29 prillit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

SHKARKO APP