778 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Britani, numri total shkon në 12 mijë e 107
Britania ka shënuar 778 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, pak më shumë se ditën e djeshme kur shënoi 717.
Numri total i viktimave ka shkuar në 12 mijë e 107 teksa rastet pozitive sa vjen dhe shtohen teksa janë mbi 93 mijë e 873 të infektuar.
Teksa Boris Johnson vijon të përmirësohet duke e kaluar tashmë fazën e shërimit në shtëpi, vendi i tij ende vuan nga COVID-19 dhe kjo është edhe java e katërt e Lock- Down.
Frika nuk është vetëm tek humbjet e jetës por edhe tek humbja e vendeve të punës teksa media prestigjioze DailyMotion shkruan se nëse mbyllja zgjat për 3 muaj atëhere 2 milionë britanikë do humbisnin vendet e tyre të punës.