793 raste të reja me koronavirus në Gjermani në 24 orët e fundit

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 793 raste të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve në këtë shtet shkoi në 162,496.

Përpos infektimeve të reja, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 74 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6,649, shkruan “Reuters”.

Gjermania është një ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Evropë, por ka shkallë të ulët të vdekshmërisë në krahasim me shtetet kryesore evropiane, si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, por epidemiologët kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të distancës sociale, në të kundërtën rastet mund të shënojnë rritje përsëri, sipas tyre.

SHKARKO APP