8 mijë vetë marrin ujë me kripë në vend të vaksinës anti-covid
Dyshimet për vaksinat anti-covid janë të shumta. Një rast në Gjermani e vërteton këtë. Mendonin se kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit, por në trup u ishte injektuar thjesht ujë me kripë. Autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 8 mijë personave të rivaksinohen pasi dyshohet se një infermiere, e cila ishte kundër imunizimit, kishte aplikuar ujë me kripë në vend të vaksinës.
Fillimisht besohej se veç 6 persona kishin marrë solucionin e padëmshëm në mars dhe në prill. Ishte vetë gruaja që e kishte pranuar këtë, për të justifikuar faktin se ishte kapur duke hedhur një shishkë vaksine në dysheme.
Shumica e personave të mashtruar, janë mbi 70-vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga pandemia. inspektori Peter Beer, i cituar nga Süddeutsche Zeitung, tha se infermierja ndante informacione kritike mbi Covid-19 në rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë.