8-vjeçarja e zhdukur në pyll nën temperatura 0 gradë, gjendet pas 2 ditësh
Një vajzë e zhdukur në pyll pa ujë e ushqim në temperatura nën 0 gradë C, është gjendur pas dy ditësh. 8-vjeçarja nga Gjermania, Julia Sleegers u zhduk dhe humbi në pyllin e dendur të malit Cerchov, në kufirin Gjermani-Çeki.
Fatmirësisht ajo u gjet pranë qyetit të Ceska Kubice. Ende nuk dihet sesi fëmija i ka mbijetur temperaturave të pyllit që gjatë natës bien poshtë 0 gradë C. Julia humbi teksa luante me vëllanë dhe kushëririn e saj të dielën gjatë një udhëtimi familjar në pyllin e Bohemisë.
Dy prej fëmijëve u arrit të gjendeshin në mbrëmje, por vajza mbeti e humbur për dy ditë. Autoritetet thanë se vajza ka pasur shumë aftësi për të mbijetuar në kushtet e pyllit, dhe se do të ketë gjetur një formë strehimi për të qëndruar ngrohtë.
KOHA JONË SONDAZH

