80 km nga kufiri polak dhe destinacion për të ikurit nga lufta, pse është i rëndësishëm Lviv?
Forcat ruse sipas zyrtarëve në Ukrainë, kanë kryer një sulm me raketa në një qendër trajnimi ushtarak jashtë qytetit të Lviv. Në Lviv thonë se nuk u dëgjuan shpërthime në qendër të qytetit.
Lviv është vetëm 80 km (50 milje) larg kufirit polak dhe një destinacion për shumë ukrainas që ikin nga pjesë të tjera të vendit.
Në ditët e para të pushtimit, forcat ruse synuan rajone në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Ditët e fundit forcat ruse kanë synuar rajone në qendër, si Dnipro, dhe në perëndim si Ivano-Frankivsk, gjithashtu.
Lviv një qytet historik dhe piktoresk i njohur për trashëgiminë e tij kulturore, deri më tani ka mbetur i paprekur. Ajo është përgatitur për luftë dhe ka kryer përgatitjet për të mbrojtur monumentet e saj historike.