“83 shtete rrezikojnë të zhduken”

Traktati i Parisit për Ndryshimet Klimatike është shumë i rëndësishëm për globin, pasi 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta me rritjen e niveleve të deteve.

Kjo është deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili foli në Berlin mbi rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe arritjet e Unionit. Ai tha se monedha e përbashkët, tregu ndërkombëtar dhe paqja në Europë janë disa prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

Ndërsa lidhur me Traktatin e Parisit, Juncker tha se marrëveshja ka obligime ligjore ndërkombëtare. “Nuk ka ta bëjë vetëm me të ardhmen e njerëzimit në Europë; mbi të gjitha ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve gjetkë. 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta teksa nivelet e deteve rriten, nëse nuk jemi të vendosur në nisjen e luftës kundër ndryshimeve klimatike.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?