9 nga 10 të vdekur në Lombardi nuk arrijnë të shtrohen në spital

Sistemi spitalor në rajonin e Lobardisë në Itali ndodhet në kolaps prej situatës së koronavirusit. Këtë e dëshmojnë edhe shifrat dramatike sipas të cilave 87% e viktimave në Lombardi nuk arrjnë fare në terapitë intensive sepse vdesin më parë në shtëpi ose pa u shtruar fare në spital. Në rajon dje totali i përgjithshëm i të vdekurve ishte 2168, që do të thotë se vetëm 260 ( 13% ) kanë vdekur të shtruar në terapi intensive.

Bergamo është provinca që është goditur më rëndë. Sic raporton “Il Fatto Quotidiano” nëse telefonon 118 sepse një i afërm ka vështirësi në frymëmarrje por që nuk është bërë akoma tamponi, koha e pritjes arrinë deri në 7 orë. Më pas kur 118 rimer pacientin, i thuhet “ Lëre fare mos hajdeni sepse tanimë ka vdekur”.

Kjo skenë tragjike ka ndodhur me dhjetëra herë ditët e fundit në Lobardi. Njerezit ndërrojnë jetë në shtëpi, gjatë trasportit apo në urgjencë në pritje në shtretër të improvizuar.

Dëshmi e kësaj katastrofe ishin edhe imazhet nga Bergamo ku karvani i automjeteve të ushtrisë transportonte trupat e viktimave pasi krematoriumi nuk kishte më vend.

Problematik është gjithashtu infektimi i mjekëve. Mediat italiane raportojnë se Covid-19 deri më tani, u ka marre jetën 14 mjekëve, nga mosha 61 deri 80-vjeçare. Të gjithë profesionistë, në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

SHKARKO APP