9-vjeçarja, viktimë e bulizmit: Ndihmë, shokët e klasës më godasin
Një vajzë 9-vjecare nga Washington ka treguar historinë e saj nëpërmjet një video në Facebook, ku shokët e klasës e ofendojnë dhe e godasin. Ajo ndihet e fyer dhe e parespektuar dhe kërkon ndihmën e të gjithëve që t’i japin fund bulizmit dhe racizmit ndaj personave me ngjyrë. “Emri im është Nasir. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e katërt në shkollën Ardmore Ele. Unë isha vajzë e lumtur, derisa fillova shkollën. Fëmijët filluan të më shajnë, duke më kërcënuar që të bëj detyrat e një shoku klase, ose do të më gjuajnë. Në shkollë mua më kanë goditur në fytyrë dhe kanë shtyrë fëmijët e tjerë që të largohen prej meje. Ata më kanë marrë ushqimin e drekës. Unë nuk kam miq dhe nuk jam ndjerë kurrë e përfshirë, apo e respektuar në një grup shoqëror. Ata më kanë vendosur nofka si: Nutella e shërbyese, duke shtuar se kjo është arsyeja pse kam ngjyrë të zezë. Njëherë, një punonjës ka hedhur ushqimin e tij mbi mua, një student ka vizatuar një pistoletë me mbishkrimin “vdis”, duke ma drejtuar mua. Unë dhe prindërit e mi e kemi raportuar këtë rast tek qeveria, por ndjej se askujt nuk i intereson. Unë dua që të rriturit dhe fëmijët të dinë historinë time se bulizmi është i vërtetë, të lëndon dhe unë kërkoj ndihmë për veten dhe të tjerët. Shpërndajeni historinë time dhe ndaloni bulizmin”, shkruajti ajo me letra të vogla që i ndërronte gjatë filmimit, të cilin e publikoi në rrjetin e saj social.
KOHA JONË SONDAZH

