91 viktima nga protestat, dorëhiqet kryeministrja

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina është dorëzuar ka dhënë dorëheqjen pasi vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme. Të paktën 91 persona mbetën të vrarë dhe qindra të plagosur të dielën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve që kërkonin heqjen e kuotave për vendet e punës në qeveri dhe dorëheqjen e kryeministres. Numri i të vdekurve të dielën, i cili përfshinte 13 oficerë policie, ishte më i larti për një ditë të vetme nga çdo protestë në historinë e fundit të vendit. Shifra tejkaloi 67 vdekjet e raportuara më 19 korrik, kur studentët dolën në rrugë kundër kuotave, raportoi Reuters. Të paktën 32 fëmijë u vranë gjatë protestave muajin e kaluar.

SHKARKO APP