95-vjeçarja lufton Covid-19: Jam mirë, ata u kujdesën për mua

Në një kohë që Italia është bërë vatër e kuqe nga Covid-19, një gjyshe 95-vjeçare është bërë tashmë gruaja më e vjetër në moshë në Itali që shërohet nga sëmundja. Alma Clara Corsini, nga Fanano në Modena u pranua në një spital në Pavullo më 5 mars dhe tashmë ajo është plotësisht e shëruar pasi trupi i saj është përgjigjur shumë mirë ndaj trajtimit.

Sipas raportimeve të mediave italia, shëndeti i të moshuarës nisi të përpirësohej pa terapi me antiviralë ndërsa Corsini ka folur edhe për mediat. “Po, po, jam mirë. Ata ishin njerëz të mirë dhe u kujdesën shumë për mua, tani do të më dërgojnë në shtëpi”.

E moshuara italiane është nxejrrë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi, por gjatë kohës që qëndronte në spital, ajo u bë “krenaria e stafit”. Për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, në Itali është ndaluar çdo lloj lëvizjeje dhe janë të mbyllura të gjitha bizneset jo-jetike.

SHKARKO APP