99 ditë pa të prekur, Covid-19 rikthehet në këtë vend

Vietnami ishte nga të paktat shtete në botë që u duk se i dha “lamtumirën” Covid-19, pasi prej 99 ditësh nuk regjistroi asnjë rast të dyshuar me virusin.

Një javë më parë u krijua një vatër e re dhe u raportuan 43 raste, në tre qytetet më të mëdha të vendit, duke detyruar autoritetet të rikthenin masat kufizuese. Fillimisht ishte një burrë 57-vjeç, që u paraqit në spital me ethe dhe temperaturë tepër të lartë.

Pas kontrolleve rezultoi se ai ishte infektuar me virusin. Në vazhdën e masave parandaluese, autoritetet kanë kërkuar largimin e 80 mijë turistëve nga vendi, duke i ofruar atyre fluturime falas.

SHKARKO APP