A do njohë Trump Tajvanin si shtet? Kina proteston ashpër ndaj SHBA

Kina tha se ka paraqitur një kundërshtim ndaj bisedës telefonike të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump me presidentin e Tajvanit.

“Kemi paraqitur tashmë qëndrimet solemne ndaj kësaj çështje tek pala amerikane”, thotë ministria e Jashtme kineze në një deklaratë. “Duhet të theksohet se ka vetëm një Kinë në botë. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez.”

Zoti Trump la mënjanë gati katër dekada protokolli diplomatik të premten për të folur me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen. Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet diplomatike me Tajvanin në vitin 1979.

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha sot se shpreson që marrëdhëniet e Pekinit me Uashingtonin nuk do të dëmtohen nga biseda telefonike.

Ministri i jashtëm kinez e karakterizoi bisedën si “një mashtrim të vogël nga Tajvani”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forces ushtarake për ta sjell ishullin nën kontrollin e Pekinit.

Trump u kritikua gjerësisht dje për telefonatën. Ai iu përgjigj kritikëve të tij në Tweeter: “Presidentja e Tajvanit më telefonoi MUA sot për të më uruar për fitoren e presidencës.”

Më pas zoti Trump tha: “Interesante sesi Shtetet e Bashkuara i shesin Tajvanit miliarda dollarë pajisje ushtarake dhe unë nuk duhet të pranojë një telefonatë urimi.”

Biseda telefonike e zotit Trump me presidentin e Tajvanit u pa gjerësisht si një lëvizje që thyen një politikë prej disa dekadash dhe që mund të rrisë tensionet me Kinën para se zoti Trump të marr detyrën.

Telefonata besohet të jetë konkakti i pare mes një presidenti amerikan apo një presidenti të zgjedhur amerikan dhe një udhëheqësi tajvanez që kur Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Sipas një deklarate të lëshuar dje nga zyra e presidencës së Tajvanit, gjatë bisedës, zonja Tsai shfaqi shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Tajvanit dhe kontributin e tij në çështjet ndërkombëtare.(Zeri Amerikes).

Reagon Kina:

Kina tha se ka paraqitur një kundërshtim ndaj bisedës telefonike të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump me presidentin e Tajvanit.

“Kemi paraqitur tashmë qëndrimet solemne ndaj kësaj çështje tek pala amerikane”, thotë ministria e Jashtme kineze në një deklaratë. “Duhet të theksohet se ka vetëm një Kinë në botë. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez.”

Zoti Trump la mënjanë gati katër dekada protokolli diplomatik të premten për të folur me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen. Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet diplomatike me Tajvanin në vitin 1979.

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha sot se shpreson që marrëdhëniet e Pekinit me Uashingtonin nuk do të dëmtohen nga biseda telefonike.

Ministri i jashtëm kinez e karakterizoi bisedën si “një mashtrim të vogël nga Tajvani”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forces ushtarake për ta sjell ishullin nën kontrollin e Pekinit.

Trump u kritikua gjerësisht dje për telefonatën. Ai iu përgjigj kritikëve të tij në Tweeter: “Presidentja e Tajvanit më telefonoi MUA sot për të më uruar për fitoren e presidencës.”

Më pas zoti Trump tha: “Interesante sesi Shtetet e Bashkuara i shesin Tajvanit miliarda dollarë pajisje ushtarake dhe unë nuk duhet të pranojë një telefonatë urimi.”

Biseda telefonike e zotit Trump me presidentin e Tajvanit u pa gjerësisht si një lëvizje që thyen një politikë prej disa dekadash dhe që mund të rrisë tensionet me Kinën para se zoti Trump të marr detyrën.

Telefonata besohet të jetë konkakti i pare mes një presidenti amerikan apo një presidenti të zgjedhur amerikan dhe një udhëheqësi tajvanez që kur Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Sipas një deklarate të lëshuar dje nga zyra e presidencës së Tajvanit, gjatë bisedës, zonja Tsai shfaqi shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Tajvanit dhe kontributin e tij në çështjet ndërkombëtare.

Ligjvënës republikanë përshëndesin telefonatën me Tajvanin

Kina është vendosur në pozita mbrojtëse pas bisedës telefonike të Presidentit të zgjedhur amerikan me Presidenten e Tajvanit, me të cilën u diskutua rreth një ndihme të mundshme të Uashingtonit që vendi ishull, i izoluar diplomatikisht, të fitojë njohje ndërkombëtare.

Megjithëse Ministri i Jashtëm kinez e përkufizoi telefonatën 12-minutëshe si një gjest të parëndësishëm, ekspertët mendojnë se udhëheqjes komuniste të Kinës tashmë do t’i duhet të presë pasojat e zhvillimeve të mundshme pas inaugurimit më 20 janar të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.

Konsulenti politik nga Taipei, Raymond Wu, thotë se ky është një mesazh për Pekinin se Uashingtoni do të zgjedhë të veprojë në mbrojtje të interesit kombëtar amerikan, qoftë nëpërmjet gjesteve simbolike ashtu edhe për çështje substanciale.

Senatori republikan Tom Cotton, i shtetit të Arkansas, lavdëroi telefonatën e zotit Trump me Presidenten e Tajvanit, i cili është i vetmi territor me demokraci kineze.

Disa ligjvënës të tjerë republikanë mbështetën telefonatën, ndër ta edhe ligjvënësi nga Arizona, Matt Salmon, i cili kryeson Nënkomisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme në Azi dhe Paqësor. Zoti Salmon theksoi se Amerika ka qenë gjithnjë kampione e vlerave demokratike dhe lirive individuale dhe se në këtë kuadër i mbështet përpjekjet e Presidentit të zgjedhur në mbështetje të këtyre vlerave në mbarë botën.

Ish-ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, e lavdëroi gjithashtu telefonatën, duke shtuar se SHBA-ja duhet të shkundë marrëdhënien e saj me Kinën, e cila po ndërmerr pretendime agresive në Detin e Kinës Jugore. Zoti Bolton i tha kanalit televiziv Fox News se askush në Pekin nuk duhet t’i diktojë Amerikës se si duhet të flasë, dhe se presidenti amerikan duhet të ndjehet i lirë të bisedojë me çdo udhëheqës të huaj, nëse ai mendon se është në të mirë të interesit amerikan. (Zeri Amerikes)

SHKARKO APP