A do të ketë një vaksinë për koronavirusin?

Shkencëtarët në Izrael presin të njoftojnë ditët në vazhdim përfundimin e zhvillimit të një vaksine të re për koronavirusin. Sipas mediave izraelite, shkencëtarë të Institutit të Kërkimeve Biologjike, me mbështetjen e kryeministrit të vendit, kohët e fundit kanë përparuar shumë në lidhje me mekanizmin biologjik dhe kuptimin e cilësive të këtij virusi.

Kjo përfshin aftësi më të mira për diagnoza më të mira, prodhim antibiotikësh për ata që janë prekur tashmë dhe zhvillimin e një vaksine të mundshme. Procesi i zhvillimit, gjithsesi kërkon një seri testimesh dhe eksperimentesh derisa të arrihet në përfundimin se vaksina është mjaftueshëm e sigurt për t’u përdorur dhe efektive në të njëjtën kohë. Ky proces mund të kërkojë disa muaj kohë.

Rreth 3 javë më parë, në Izrael u dërguan mostra të virusit nga Japonia, Italia dhe vende të tjera në të cilat koronavirusi është i përhapur në masë. Ekspertët besojnë se koha që do t’i duhet deri në përfundimin e plotë të një vaksine varion nga disa muaj deri në një vit, një vit e gjysmë. Para konfirmimit për përdorim, çdo vaksinë e krijuar në Izrael kalon në procese shumë strikte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?