A do të mbetemi të infektuar edhe pas vaksinës?

Pas daljes së përdorimit të vaksinës kundër Covid-19, autoritetet në SHBA dhe Europë po vlerësojnë të dhënat për autorizimin e përdorimit të vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, që i kanë kaluar tashmë testet klinike, por një pyetje e re ka filluar të debatohet midis ekspertëve. A mbeten infektivë ndaj të tjerëve, ata që vaksinohen dhe më pas bien në kontakt me Covid-19?

”Cilido që vaksinohet kundër koronavirusit, mund të infektojë dhe t`ua transmetojë sëmundjen të tjerëve në rast se nuk mban maskë. Kur flasim për efikasitetin, ne i referohemi sëmundjes. Ka shumë pak vaksina që sigurojnë një imunitet steril, ku virusi është i padepërtueshëm”, tha Ilaria. Në një raport mbi funksionimin e vaksinave, OBSH tha se shumica e tyre kanë si synim kryesor ”parandalimin e sëmundjes”, jo domosdoshmërisht ”mbrojtjen nga infeksionet”.

”Vaksinat përmbajnë viruse të vdekura, të ç’aktivizuara ose të dobësuara. Disa nga përbërësit e tij individualë, siç është ARN mesazhere. Në çdo rast, këta janë patogjenë që nuk janë absolutisht në gjendje të shumohen. Për këtë arsye nuk ka asnjë arsye për të menduar se virusi që përmban një vaksinë është i aftë të shumohet vetë ose t’a bëjë atë infektiv për të tjerët. Realiteti faktik është se me siguri vaksinat kandidate më premtues, janë dëshmuar mbi 90 për qind efektive, që është një shifër e jashtëzakonshme për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes. Por këto të dhëna nuk kanë të bëjnë me ndalimin e infeksionit tek ai që vaksinohet. Ne nuk kemi elementë të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Tani për tani nuk mund të themi asgjë përfundimtare”, tha Ilaria.

Një nga studimet e pakta të kryera në lidhje me këtë temë, i botuar majin e kaluar, kishte treguar se majmunët e vaksinuara me vaksinën e AstraZeneca, ishin të mbrojtur nga pneumonia e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, por kishin ende një ngarkesë të lartë virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

SHKARKO APP