A e dini sa janë shkëmbimet tregtare midis dy “gjigantëve” Kinë-Rusi?

Dy nga vendet e mëdha të botës po rrisin me shpejtësi shkëmbimet tregtare midis tyre. Vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, Rusia dhe Kina ka arritur me 61.6 miliardë dollarë vëllimin tregtar, sipas Presidentit rus Vladimir Putin.

“Rritja është e dukshme dhe e shëndoshë. Kam besim se do të arrijmë 66 miliardë dollarë këtë vit dhe do të vazhdojmë të rrisim qarkullimin “, tha Putin në një takim me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang.

Sipas Presidentit rus, Moska dhe Pekini vendosën lidhje të forta “e cila korrespondon plotësisht me nivelin e partneritetit tonë strategjik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy vendet kanë vendosur një objektiv për të rritur tregtinë në 80 miliardë dollarë deri në vitin 2018 dhe 200 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Kryeministri Dmitri Medvedev tha se rregullat tregtare preferenciale janë duke u konsoliduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 2014, bankat qendrore ruse dhe kineze nënshkruan një marrëveshje këmbimi trevjeçar rubla-juan me vlerë deri në 25 miliardë dollarë, me qëllim rritjen e tregtisë dhe zvogëlimin e varësisë nga dollari amerikan dhe euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?