A i bën feja njerëzit më të dhunshëm?
Shumë njerëz kanë vdekur në emër të zotit, ose të paktën duke përmendur emrin e tij, në luftëra të ndryshme, në persekutime fetare dhe në mizori terroriste siç ishte ky i fundit në New York ku u përmend emri i Allahut. Kështu lind pyetja: A duhet fajësuar feja? A mund të fajësojmë një fe të tërë, islamin apo fenë e krishterë për dhunën që kryejnë në emër të zotit të tyre, ithtarët e saj?
Maxwell Kennel, analist nga universiteti McMaster thotë se kjo gjë nuk ka shumë kuptim, sepse në fakt është e pamundur të ndash fenë nga ekonomia, politika dhe kultura. Ai shton se rastet tregojnë se jo gjithmonë terroristë të fesë islame shkaktojnë ngjarje terroriste, duke përmendur rastin e Stephen Paddock në Las Vegas, amerikani i krishterë që mori jetën e shumë njerëzve, duke shkaktuar një tragjedi kombëtare.
Kennel i referohet librit të Williams Cavanaugh të vitit 2009, që ka titullin; Miti i dhunës fetare: Në librin e tij ai argumentonte se feja është një subjekt që përdoret kur njerëzit përpiqen të kuptojë pse individët ose grupet veprojnë me dhunë ose kryejnë sulme terroriste.
Edhe ai ndante në librin e tij të njëjtin mendim si Kennel, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje kjo gjë dhe se është e pamundur të ndash fenë nga kultura, politika dhe ekonomia: Për ata që duan të besojnë se grupet fetare janë më të dhunshme sesa laikët, jo fetarët Cavanaugh sfidon këtë ide duke vënë në dukje se institucionet laike shpesh identifikohen me dhunë por i shmangen gjykimin moral, sepse ato e paraqesin veten si njerëz të arsyeshëm dhe të nxituar apo të ndikuar nga entuziazmi fetar.
KOHA JONË SONDAZH

