A ishte akulli tek krahët shkaku i rrëzimit të avionit në Brazil?

Autoritetet braziliane po kërkojnë përgjigje për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ATR-72 Voepass, aksident në të cilin humbën jetën 61 persona.

Sipas faqes së internetit FlightRadar24, në zonën ku po fluturonte avioni me dy motorë, me 57 pasagjerë dhe një ekuipazh prej katër anëtarësh, pati një paralajmërim për një “mundësi serioze të akullit” në lartësitë midis 3657 m dhe 6400 m.

Çfarë fenomeni është ky?

Pikat e ujit që ngrijnë dhe grumbullohen në krahët dhe helikë, mund të shkaktojnë probleme me performancën e avionit.

Nga ana e tyre, drejtori i shërbimeve të aviacionit të Voepass tha se pavarësisht parashikimeve për akull, ato ishin brenda kufijve të pranueshëm.

ATR-72 me dy motorë ishte në një fluturim nga Cascavel për në Aeroportin Guarulhos në São Paulo. Sinjali i fundit i marrë nga avioni ishte rreth një orë e gjysmë pas ngritjes.

Avioni u rrëzua në oborrin e një shtëpie, por nga përplasja nuk ka pasur banorë të lënduar.

SHKARKO APP