A ka Zot që i fal këta? Mbi 300 të vdekur në Egjipt
Egjipti po përjeton masakrën më të madhe të historisë moderne. Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur, një bilanci tragjik i sulmit që goditi gadishullin e Sinait të premten.
Shënjestër e sulmit me bombë e armë, u bë xhamia Al Rawda në Bir Al Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve.
Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë. Ai shpalli 3 ditë zije kombëtare. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.
KOHA JONË SONDAZH

