A mund të jetë përdorimi i armëve bërthamore vetëshkatërrues për Rusinë?
presidenti rus Vladimir Putin pretendon se Ukraina është pjesë e Rusisë, dhe përdorimi i armëve bërthamore në territorin e saj, duket i çuditshëm. Vetë Rusia është afër dhe kjo nënkupton se dhe ajo vetë mund të preket.
E vetmja herë kur armët bërthamore janë përdorur në konflikt ishte nga SHBA-ja në fund të Luftës së Dytë Botërore kundër Japonisë. Por a do të dëshironte Putin të bëhej lideri i parë që thyen tabu dhe t’i përdorë këto armë?
Disa shqetësohen se ai ka treguar gatishmëri për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk do t’i bënte, siç ndodhi me pushtimin e Ukrainës. Ekspertët analizojnë se një arsye tjetër pse Rusia do të ngurronte të përdorte armët bërthamore, është Kina.
”Rusia është shumë e varur nga mbështetja kineze, por Kina bazohet mbi doktrinën “të mos përdorë e para armë bërthamore. Pra, nëse Putini do t’i përdorte ato, do të ishte tepër e vështirë për Kinën t’i qëndronte pranë dhe me siguri do të humbiste Kinën”,-thotë Dr. Heather Williams, Eksperte bërthamore në Kings College London