A po bëhet “zhurmë për asgjë” mbi krizën aktuale Ukrainë-Rusi?
A po bëhet “zhurmë për asgjë” mbi krizën aktuale Ukrainë-Rusi? Rusia ka grumbulluar 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, megjithatë shteti rus e ka mohuar pretendimin se planifikon një pushtim.
Presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky i bën thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik për grumbullimin e trupave ruse në kufijtë e vendit të tij. Paralajmërimet për një pushtim të afërt po e rrezikojnë ekonominë e Ukrainës.
Zelensky nuk po kundërshtonte inteligjencën amerikane për grumbullimin masiv të trupave, por kaloi në aludim se Rusia po përhapte thashetheme të frikshme. Ai iu kujtoi njerëzve se vendi i tij ka jetuar me kërcënimin e agresionit rus për vite me radhë.
Çfarë po kërkon Rusia nga Perëndimi?
Rusia po kërkon nga Perëndimi që të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake NATO.
Si i është përgjigjur SHBA-ja?
Kërkesa e Rusisë për mos lejimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO u refuzua nga ana e SHBA-së. Sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken tha se përgjigja e SHBA-së ndaj Rusisë “përcakton një rrugë serioze diplomatike përpara nëse Rusia e zgjedh atë”.