A u bombardua vërtetë parlamenti Turk me 15 korrik?!

Nga Ali Aziz Nesin/Nuk më kujtohet me saktesi viti kur është shpikur për herë të parë bomba me neutrone nga Bashkimi Sovjetik. Aziz Nesin në atë kohë, nuk kursente ironinë për pasojat të kësaj bombe. Bomba me neutrone, vriste njerëzit, por nuk i dëmtonte ndërtesat. Në shkrimin e tij, Azin Nesin shprehej se “kjo është një bombë fantastike, pasi tani e tutje momumentet e kulturës do të ishin më të sigurta”. Ndonëse shkrimi i tij ishte tallës dhe plot nota humori dhe orini, Oktaj Akball, duke mos vënë re këtë qasje të Aziz Nesin në shkrimin e tij, në një shkrim të gjatë e akuzonte si mbështetës i armëve të tilla të shkatërrimit në masë. Të dy, vazhduan kritikat në distancë për këtë çështje duke publikuar një seri shkrimesh.

Bashkimi Sovjetik nuk e përdori kurrë këtë bombë. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe rënies së komunizmit, me siguri bombat u ruajtjën në Rusi. Kjo bombë “fantastike” që nuk dëmtonte aspak monumentet e kulturës, me siguri duhet të jetë përdorur në tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Besojeni ose jo, në foton e mësipërme janë dëmët e shkaktuar nga një nga dhomat e parlamentit, në natën e tentativës së grushtit të shtetit. Kur ia tregova një mikut tim gazetar, më habi më pyeti nëse ishte “një foto e pasojave të ndonjë tërmeti?!”. Në fakt, nëse e analizojmë më kujdes, më shumë ngjan me një fotografi të pasojave të ndonjë tërmeti, sepse orenditë nuk kanë pësuar asnjë dëm dhe pothuajse nuk kanë as pluhur. Natyrshëm më lindin disa pyetje që duan përgjigje:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vallë çfarë bombe është përdorur në tentativën e grushtit të shtetit, pasi perdet nuk janë djegur fare?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë bombe mund të jetë përdorur, pasi dhe mobiliet nuk janë dëmtuar fare?

Çfarë bombe mund të jetë përdorur, pasi dhe kolltukët apo tavolinat nuk kanë pësuar dëmtime fare.

Çfarë lloj bombe mund të jetë përdorur vallë?! Asimetria e mobilieve mund të jetë dëmtuar, por portreti i Ataturkut nuk ka lëvizur fare nga vendi. Madje dhe portreti i Presidentit nuk ka lëvizur fare na vendi…

Vallë, çfarë bombe është kjo, ku ndonëse disa prej orendive kanë ndryshuar vend, 2-3 dyer kanë lëvizur nga vendi, ndërkohë që dera në të majtë thjesht është hapur pak…

Fotoja e dytë është dhe më interesante. Pikësëpari më lejoni të nënvizoj një fakt; nëse do të ishte përdorur dhe bomba akustike, dëmët do të ishin shumë më të mëdha dhe shenjat e djegieve do të ishin më të dukshme. Por, në këtë fotografi nuk ka asnjë shenjë të tillë. Sërish dhe në këtë rast në mendje më vijnë disa pyetje:

Si është e mundur që në kushtet e një shpërthimit të fortë, ndonëse dera ka lëvizur nga vendi, kasa e saj nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.

E gjitha duket si një skenar i filmave komik dhe mafiozë të Marlon Brando, ku personazhet pasi bombardojnë një ndërtesë, kthehen sërish dhe ulen e debatojnë në kolltukët e dhomës së bombarduar, ku kolltukën nuk kanë pësuar dëme.

Dhe meqë në atë dhomë portreti i Ataturkut nuk pësoi asnjë dëmtim dhe Kryeministri Binali Yildirim (Binali Jëlldërëm) nuk u ndikua fare nga bombardimet. Besoj se Binali Yildirim, duket sikur do të thotë: “Nuk më lëvizni dot nga vendi”.

Dhoma është bombarduar, por kompjuteri nuk ka shpërthyer dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Vërtetë që nuk di çfarë të them, mbase kompjuterat nuk janë pa pajisje, ndaj dhe nuk u ka ndodhur asgjë. Një detaj, për të cilin ekspertët ende nuk kanë arritur në një përfundim.

Në dhomë ndodhet dhe fotoja e kryeministrit, Binali Yildirim, megjithatë nuk di të them nëse është dhoma e tij e punës, apo jo. Por, di të them që matjet e madhësisë së librave janë bërë më kujdes, dhe janë vendosur me kujdes. Dhe librat janë të rëndë dhe me kapakë cilësorë, në pritje të lexuesit të rradhës. Këto 2 dhoma më sollën në mendje shkrimin e kahershëm të Aziz Nesinit për bombën me neutorne. Viktima ka, por mobiliet nuk janë dëmtuar.

Fotografia e tretë ka detaje akoma më interesante. Ngjan me një dhomë normale, por nuk duket si e tillë. Një ambient i ndarë në mes me xham. Nëse i analizojmë më kujdes tavanin dhe llambadarët, mund të dallohet qartë ambienti i jashtëm më atë të brendshëm. Por, dhe në këtë rast, ka ndodhur një mrekulli me mënyrën e bombardimit të saj. Turqia më patjetër duhet të marrë një çmim për shpikjen e një bombe të padëgjuar më parë…

Llogjika më thotë që predha duhet të jetë hedhur nga brenda dhomës. Dhe në këtë pikë, besoj se të gjithë ndajnë të njëjtën mendim me mua. Por, nëse e analizojmë më kujdes, predha e hedhur në këtë dhomë, i ka shpërndarë xhamat nga brenda jashtë. Personalisht këtë lloj bombe do ta quaja “Bomba Abdurrahman Dilipak”. Për ata që nuk e dinë, Dilipak është shprehur se Turqia ka shpikur bombën që ia kalon dhe shpejtësisë së dritës. Të gjithë, përfshirë dhe mua, jemi habitur nga deklarata të tillë dhe e kemi kritikuar Dilipak. Por, siç duket, kjo bombë e padëgjuar më parë, duhet të jetë përdorur në një objekt të tillë, siç tregohet në foton poshtë; bomba që tejkalon shpejtësinë e dritës ka dëpërtuar në brendësi, pa dëmtuar xhamin dhe duke u kthyer mbrapsht ka thyer xhamin.

Nëse dhe ju pyesni se si është e mundur një gjë e tillë, mund t’ju them që ky detaj më ka bërë pështypje dhe mua personalisht. Pyeta dhe e analizova me kujdes. Predha ka hapur një vrimë sa gjerësia e perimetrit të saj dhe më t’u përplasur me murin është kthyer mbrapsht. Ndonëse nuk ka shpërthyer në momentin që është përplasur me murin, ajo ka shpërthyer sapo është përplasur me xhamin. Ndriçuesit nuk kanë pësuar asnjë dëmtin serioz, dhe rrjeti gjithashtu nuk është dëmtuar. Gjithsesi, më sipër kam renditur vetëm disa detaje, por shpresoj që Dilipak dhe ekspertët e tjerë do t’i japin përgjigje pyetjeve të mësipërme.

Burimi: artigercek.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?