Adoleshenti ekzekuton shokun me shot-gun, gjithçka filmohet nga kamerat 

Një ngjarje shokuese ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugët e Stambollit, ku një 15 vjeçar u ekzekutua me gjakftohtësi nga bashkëmoshatari i tij.

Ngjarja është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë. Bashkëmoshatri i viktimës qëllon me një shot-gun fillimisht nga pas viktimën, ndërsa shokët që e shoqërojnë largohen me vrap, raporton Albeu.com.

Kur adoleshenti shtrihet i plagosur në tokë, autori afrohet dhe e qëllon në kokë me gjakftohtësi duke e lënë të vdekur në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u arrestua nga policia ai deklaroi se kishte vrarë shokun pas një sherri dy ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?