Adoleshentja vetëvritet, i tregon të dashurit për tradhtinë
Një adoleshente është vetëvrarë, pasi i tha aksidentalisht të dashurit se e kishte tradhtuar me një tjetër. Charlotte Guy, 17 vjeç donte t’ia dërgonte mesazhin një mikeshe, por ia dërgoi Jack Hurst, 20 vjeç që është në universitet. Pasi zbuloi cfarë kishte bërë, ajo i dërgoi mesazh Jack përsëri duke thënë: “Mirupafshim. Të lutem më fal. Të dua, të di që më urren mjafton për mua”. Jack telefonoi policinë pasi lexoi mesazhet dhe përdori rrjetin social, Snapchat për të zbuluar destinacionin e saj. Charlotte u gjet e varur nga një pemë në Manchester. Cifti ka qenë në një lidhje prej dy vitesh dhe Jack i tha ekipit të hetuesve se flisnin vazhdimisht në telefon, ose me mesazhe.
KOHA JONË SONDAZH

